Events

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MODELIT TË KONTRATËS PËR KUALIFIKIMIN PROFESIONAL NDËRMJET NDIHMËSIT DHE SUBJEKTIT ZEJTAR

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MODELIT TË KONTRATËS PËR KUALIFIKIMIN PROFESIONAL NDËRMJET NDIHMËSIT DHE SUBJEKTIT ZEJTAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Miratimin e modelit të kontratës për kualifikimin profesional ndërmjet ndihmësit dhe subjektit zejtar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    2. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I


EDI RAMA

 

 

 

Kjo kontratë është e regjistruar në Regjistrin e Ndihmësve.

 

më _____________________

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë

 

Kontratë për kualifikimin profesional ndërmjet ndihmësit dhe subjektit zejtar (sipas ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”)

 

Ndërmjet subjektit zejtar, ofrues i kualifikimit profesional (mjeshtrit), dhe ndihmësit

 

Numri identifikues i subjektit zejtar (sipas regjistrit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë)

Ndihmësi:

Datëlindja:

 

Shtetësia:

Mashkull:

Femër:

Emërtimi i subjektit zejtar:

Emri, Mbiemri:

Adresa (rruga dhe nr. i ndërtesës):

Adresa (rruga dhe nr. i ndërtesës)

Kodi postar

Vendi:

Kodi postar

Vendi

Nr. i telefonit / i faksit:

Nr. i telefonit / Adresa e e-mail-it

Adresa e e-mail-it

Kontrolli i  plotë mjekësor

 

  c po    duhet bashkëngjitur, nëse s’ka mbushur ende  18 

               vjeç (neni 103, i Kodit të Punës së Republikës

               së Shqipërisë);

 c jo      s’është bashkëngjitur, sepse është madhor.

                                

Emri dhe mbiemri i mjeshtrit

Lloji i kujdestarit ligjor

Adresa ku zhvillohet veprimtaria e subjektit zejtar (punishtes së mjeshtrit), nëse ndryshon nga adresa e subjektit zejtar:

Emri dhe mbiemri i kujdestarit ligjor

Adresa (rruga dhe nr. i ndërtesës)

Nr. i telefonit të punishtes

Adresa (rruga dhe nr. i ndërtesës)

Kodi postar

Vendi

Kodi postar

Vendi

Lidhet kontrata e mëposhtme për kualifikimin profesional

Në fushën profesionale

Mundësisht me drejtimin, degën apo fokusin

Mundësisht modulet me zgjedhje të detyrueshme

Në përputhje me listën e profesioneve zejtare dhe standardet e kualifikimeve profesionale dhe programin mësimor e kurrikulat përkatëse dhe ligjin nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”.

A.  Periudha e kualifikimit profesional zgjat sipas programit mësimor dhe standardeve të kualifikimeve profesionale (pika 4, e nenit 12, të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”.

 

c ______             c _______              c ______                                      = c _____muaj

 

Kjo periudhë ulet në këto raste: (dëftesat e shkollës, dëftesa e shkollës njëvjeçare profesionale dhe dëftesa të tjera të formimit profesional bashkëlidhen si kopje)

c Kualifikim i mëparshëm profesional pranë një subjekti                                                                           c muaj

                                   si/te firma / vendi                               nga                  deri

c Njohuri profesionale paraprake                                                                           – c muaj

( ____________)

c Arsye të tjera (arsim ____-vjeçar, arsim i mesëm, diplomim tjetër shkollor)      – c muaj

(shkurtimi maksimal për arsimin ___vjeçar është ____muaj,

Kurse për arsimin e mesëm ___muaj)

Kështu, periudha reale e kualifikimit profesional zgjat    nga (fillimi) deri më (fundi)               = c muaj

B.  Periudha e provës zgjat     c 1 muaj               c 2 muaj               c 3 muaj              c 4 muaj

C.  Periudha e zakonshme ditore e punës është c orë e c minuta. Periudha e zakonshme javore e punës është c orë e c minuta.

D.  Mjeshtri i paguan ndihmësit një pagë sipas parashikimeve të kodit të punës

Vlera e saj aktuale bruto në muaj është:        _____në vitin I ; _____ në vitin II; ____  në vitin III; ____ në vitin IV.

 

E.  Kohëzgjatja e lejes aplikohet të paktën sipas përcaktimeve të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”. Mjeshtri i jep ndihmësit lejen.

 

 

c

F.  Marrëveshje të tjera ( _____)

               

 

1) Të shënohen me kryq të dhënat përkatëse.  *) Plotësimi i fushave të bardha është fakultativ.  **) Për të thjeshtësuar leximin nuk është përdorur gjinia femërore.

 

Marrëveshjet/Deklaratat e mësipërme e të mëposhtme janë objekt i kësaj kontrate dhe njihen. Saktësia dhe plotësia e të dhënave konfirmohet. Jap pëlqimin tim për ruajtjen, transmetimin, ndryshimin dhe fshirjen e të gjitha të dhënave të dhëna në këtë kontratë për përdorimin në kuadër të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, për përmbajtjen e të cilave mora dijeni.

 

____________________________________________

vendi dhe data

 

________________________________________________________________________________________________

 

 

             Për subjektin zejtar:                                                                                Për ndihmësin:

 

  Nënshkrimi i pronarit të subjektit zejtar                                                     Nënshkrimi i ndihmësit 

 

  Nënshkrimi i mjeshtrit                                                                    Nënshkrimi i kujdestarit ligjor (kur është e

                                                                                                                        nevojshme) 

 

 

Kontrata për kualifikimin profesional përgatitet në 3 (tri) kopje. Pjesë e kontratës është dhe aneksi I (bashkëlidhur).

 

 


 

 

 

 

 

 

ANEKS I

 

Dispozita të tjera të kontratës

 

Neni 1

Kohëzgjatja e kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar

 

  1. Një kualifikim profesional pranë një subjekti i kryer më përpara mund të zbritet me përllogaritje nga periudha e kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar të tanishëm, për aq kohë sa ligji nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, dhe standardet e kualifikimeve profesionale e kurrikulat përkatëse, tek i cili bazohet edhe kontrata, parashikon një mundësi llogaritjeje, sipas  pikës 4, të nenit 12, të ligjit nr.70/2016, për zejtarinë, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për kohën e nevojshme që i duhet ndihmësit për kualifikimin me njohuritë praktike pranë një mjeshtri dhe me njohuritë teorike në një institucion arsimor”, të dalë në zbatim të tij. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë duhet të shkurtojë me kërkesë të përbashkët të ndihmësit e të mjeshtrit periudhën e kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar, nëse parashikohet që objektivi i kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar të arrihet brenda kohës së shkurtuar.

 

  1. Periudha e provës duhet të jetë të paktën një muaj dhe të mos zgjasë më tepër se katër muaj. Nëse gjatë periudhës së provës kualifikimi profesional pranë subjektit zejtar ndërpritet për më shumë se një të tretën e kësaj kohe, atëherë edhe periudha e provës do të zgjatet po aq sa koha e ndërprerë.

 

  1. Nëse ndihmësi e kalon provimin për titullin e ndihmësmjeshtrit para mbarimit të periudhës së kualifikimit profesional, sipas shkronjës A, të kontratës, atëherë marrëdhënia e kualifikimit profesional pranë një subjekti zejtar përfundon me shpalljen e rezultateve nga komisioni i provimeve.

 

  1. Nëse ndihmësi nuk e kalon provimin për titullin e ndihmësmjeshtrit, atëherë marrëdhënia e kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar zgjatet me kërkesë të tijën deri në përsëritjen e provimit të radhës, jo më shumë se një vit.

 

Neni 2

Detyrimet e mjeshtrit

 

Mjeshtri ka për detyrë:

 

  1. Që ndihmësit t’i jepet aftësia profesionale në përputhje me ligjin nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, standardet e kualifikimeve profesionale dhe rregullat e programit mësimor përkatës, miratuar në përputhje me përcaktimet e nenit 13, të ligjit nr.70/2016, si dhe të kryejë kualifikimin profesional pranë subjektit zejtar në mënyrë të tillë që objektivi i këtij kualifikimi profesional të arrihet brenda kohës së parashikuar.

 

  1. Të kryejë vetë kualifikimin profesional të ndihmësit ose të ngarkojë me këtë detyrë një mjeshtër tjetër (pasi palët të kenë rënë dakord me shkrim) të përshtatshëm personalisht dhe profesionalisht e ta njohë atë me secilin nga ndihmësit, pasi ka marrë paraprakisht pëlqimin e palëve me shkrim. Numri i ndihmësve përcaktohet në bazë të kapaciteteve e të nevojave të subjektit zejtar, por nuk duhet të jetë më shumë se pesë ndihmës njëkohësisht. Kualifikimi profesional i ndihmësve mund të kryhet edhe nga persona që kanë një kualifikim ekuivalent me të mjeshtrit apo eksperiencën e nevojshme. Sipas pikës 2, të nenit 11, të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, për ekuivalencën apo eksperiencën e nevojshme të personave të tjerë që kryejnë kualifikimin profesional të ndihmësve vendos Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me agjencinë përgjegjëse për kualifikimin profesional.

 

  1. T’i vendosë në dispozicion pa pagesë ndihmësit, para fillimit të kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar, ligjin nr.70/2016 “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, vendimin e Këshillit të Ministrave, për kohën që i duhet të kalojë një ndihmësi pranë një subjekti zejtar, programin mësimor dhe aktet e tjera nënligjore përkatëse në zbatim të tij. Legjislacioni për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë, “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” dhe legjislacioni për arsimin dhe formimin profesional mund të shkarkohen falas nga portali i internetit Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

 

  1. T’i ofrojë ndihmësit pa pagesë mjetet për kryerjen e kualifikimit profesional në ambientet e subjektit zejtar, veçanërisht veglat dhe materialet, të cilat nevojiten për kualifikimin brenda dhe jashtë punishteve të biznesit dhe për dhënien e provimeve paraprake dhe të ndihmësit apo të provimit përfundimtar, si dhe kur provime të tilla ofrohen pas përfundimit të marrëdhënies së kualifikimit profesional dhe në kontekst të përkohshëm me to.

 

  1. Të udhëzojë ndihmësin në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për kohën e nevojshme që i duhet ndihmësit për kualifikimin me njohuritë praktike pranë një mjeshtri dhe me njohuritë teorike në një institucion arsimor”, miratuar në zbatim të pikës 4, të nenit 12, të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, dhe t’i japë atij mundësinë të frekuentojë institucionet përkatëse arsimore (shkollën profesionale) dhe aktivitetet e organizuara për kualifikimin profesional jashtë punishtes (subjektit zejtar).

 

  1. T’i japë ndihmësit falas para nisjes së kualifikimit profesional në subjektin zejtar dhe më vonë dëshminë me shkrim të kualifikimit profesional, e cila nevojitet për kualifikimin profesional në subjektin zejtar (mjeshtri) profesional, dhe të monitorojë mbajtjen siç duhet të saj përmes protokollimeve të rregullta.

 

  1. Të mbajë e të plotësojë rregullisht dhe siç duhet një fletore protokolli për ecurinë e kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar.

 

  1. T’i japë ndihmësit vetëm detyra, të cilat i shërbejnë qëllimit të kualifikimit profesional dhe që janë në përshtatje me mundësitë fizike të tija.

 

  1. Të kujdeset që ndihmësi të zhvillohet profesionalisht dhe moralisht, si dhe të mos ketë ndonjë rrezik moral e fizik.

 

  1. T’i kërkojë ndihmësit të dorëzojë vërtetime sipas nenit 103, të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e veçantë për fëmijët e për gratë, të cilat dëshmojnë se:

 

  1. a) ndihmësi i është nënshtruar një kontrolli mjekësor para nisjes së kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar; dhe
  2. b) ka bërë një kontroll të dytë mjekësor para përfundimit të vitit të parë të kualifikimit profesional.

 

  1. Të kërkojë menjëherë pas lidhjes së kontratës së kualifikimit profesional regjistrimin në Regjistrin e Ndihmësve pranë Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, duke bashkëlidhur dokumentet e kërkuara sipas kontratës. E njëjta gjë vlen edhe më vonë, në rast të ndryshimit të të dhënave që lidhen me përmbajtjen e kontratës. Tarifa e regjistrimit të kontratës së kualifikimit profesional ndërmjet ndihmësit dhe subjektit zejtar në regjistrin e ndihmësve mbulohet nga subjekti zejtar (mjeshtri).
  2. Të regjistrojë (me autorizim nga ndihmësi) ndihmësin brenda afatit kohor për provimin për titullin e ndihmësmjeshtrit, t’i japë atij mundësinë për të dhënë provimin. Tarifa për dhënien e provimit për titullin e ndihmësmjeshtrit mbulohet nga personi që i nënshtrohet provimit sipas nenit 20, të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”. Te ndihmësit nën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç duhet të dorëzohet gjatë procedurës së regjistrimit edhe vërtetimi mjekësor (origjinal ose kopje) për kontrollin e plotë mjekësor sipas nenit 103, të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe dokumentacioni i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, miratuar në zbatim të pikës 2, të nenit 103, të Kodit të Punës, për ndihmësit madhorë deri në 21 (njëzet e një) vjeç.

 

Neni 3

 Detyrimet e ndihmësit

 

Ndihmësi duhet të përpiqet të përfitojë aftësinë profesionale për të vepruar, e cila nevojitet për të arritur objektivin e kualifikimit profesional pranë subjektit zejtar. Ndihmësi ka për detyrë:

 

  1. Të kryejë siç duhet detyrat e ngarkuara në kuadër të kualifikimit profesional të tij pranë subjektit zejtar.

 

  1. Të marrë pjesë në aktivitetet mësimore të shkollës profesionale e në provime, si dhe në aktivitetet e ndihmësit jashtë punishtes së subjektit zejtar.

 

  1. Të ndjekë udhëzimet e dhëna në kuadër të kualifikimit profesional nga mjeshtri, personi i ngarkuar nga mjeshtri.

 

  1. Të zbatojë rregulloren e vlefshme për subjektin zejtar (punishten e mjeshtrit), ku kryen kualifikimin profesional.

 

  1. Të trajtojë me kujdes veglat, makineritë dhe mjetet e tjera e t’i përdorë ato vetëm për detyrat që i ngarkohen.

 

  1. Të zbatojë parimin e konfidencialitetit për të dhënat e subjektit zejtar (ndërmarrjes) e të biznesit.

 

  1. Të njoftojë menjëherë mjeshtrin në raste mungesash apo mosprezencë në ambientet ku zhvillohet kualifikimi, në shkollë apo në aktivitetet e tjera të lidhura me kualifikimin, duke dhënë arsyet dhe kohëzgjatjen e mundshme të mungesës apo të mosprezencës. Nëse paaftësia për punë zgjat më shumë se 3 (tri) ditë kalendarike, atëherë ndihmësi duhet të paraqesë jo më vonë ditës së nesërme një raport mjekësor për paaftësinë konkrete dhe për kohëzgjatjen e mundshme. Mjeshtri ka të drejtë ta kërkojë dorëzimin e raportit mjekësor edhe më herët. Për pjesën tjetër vlejnë dispozitat ligjore të Kodit të Punës, sipas të cilave punëmarrësi vërteton paaftësinë e tij për punë nëpërmjet raportit mjekësor të lëshuar nga mjeku.

 

  1. Fëmijët nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, si dhe kategoria e parashikuar në pikën 2, të nenit 103, të Kodit të Punës, duhet t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor të plotë:

 

  1. a) para fillimit të kualifikimit;
  2. b) para mbarimit të vitit të parë të kualifikimit, duke i dorëzuar mjeshtrit për këtë vërtetimin mjekësor.

 

  1. Të mos jetë në marrëdhënie të tjera pune, në rast se koha e punës krijon mbivendosje me kohën e ndjekjes së kualifikimit.

 

 

Neni 4

Vendi i kualifikimit profesional

 

Kualifikimi profesional me njohuritë praktike zhvillohet në punishten e subjektit zejtar dhe në ambientet e ndërtimit, të montimit dhe të tjera të punës, që lidhen me zakonisht me kualifikimin profesional.

 

Neni 5

 Pagesa dhe kontribute të tjera

 

  1. Pagesa kryhet çdo muaj, në mënyrë që t’i vihet ndihmësit në dispozicion ditën e fundit të punës. Paga duhet të gjendet në llogarinë e ndihmësit jo më vonë kësaj dite. Ndihmësit duhet t’i jepen rregullisht pasqyra të pagës në përputhje me legjislacionin shqiptar të punës. Angazhimet përtej orareve të rregullta të përcaktuara në kontratë duhet të paguhen me normë të veçantë ose të kompensohen nëpërmjet dhënies së kohës së lirë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës (nenet 89 – 91, të Kodit të Punës).

 

  1. Për aq kohë sa mjeshtri i garanton ndihmësit ushqimin dhe/apo strehimin, vlejnë dispozitat e Kodit të Punës.

 

  1. Nëse për kualifikimin profesional me njohuritë praktike është e nevojshme një veshje profesionale e veçantë dhe tipike për llojin e punës, atëherë ajo i vihet në dispozicion ndihmësit nga mjeshtri ose subjekti zejtar.

 

  1. Ndihmësit i jepet paga:

 

  1. a) edhe për periudhën e lejes në ditët e punës nga e hëna në të premte, e cila shtrihet para ditës së provimit përfundimtar me shkrim, sikurse edhe për vizitat mjekësore të kërkuara me ligj;
  2. b) për një periudhë kohore deri në 6 javë, kur ai:

 

-           tregohet i gatshëm për të kryer stazhin, por që ky i fundit nuk zhvillohet;

-           pengohet nga një shkak tjetër jovetjak në përmbushjen e detyrimeve të tij ndaj marrëdhënies së stazhit të formimit profesional.

 

Në rastet e tjera vlen legjislacioni në fuqi për pagimin e pagës së punonjësve gjatë kohës së sëmundjes.

 

Neni 6

 Periudha e kualifikimit profesional me njohuri praktike dhe pushimet vjetore

 

  1. Te personat nën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç duhen respektuar dispozitat e ligjit nr.7961,                      datë 2.7.1995, “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, për mbrojtjen veçantë për fëmijët e për gratë. Koha maksimale ditore e lejueshme për të punuar është jo më shumë se 6 (gjashtë) orë. Koha maksimale javore e lejueshme e punës te personat nën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç është sipas ligjit për mbrojtjen e veçantë për fëmijët dhe për gratë, 30 (tridhjetë) orë (pika 3, e nenit 78, të Kodit të Punës). Nëse zbatohet një dispozitë më e favorshme, atëherë do të vlejë kjo. Me kërkesë kualifikimi profesional, me njohuritë praktike mund të zhvillohet me kohë të pjesshme.

 

  1. Pushimet vjetore duhet të jepen në periudhën e pushimeve të verës për shkollat profesionale. Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 4 javë kalendarike gjatë vitit të kualifikimit profesional në vazhdim. Për pushimet vjetore të ndihmësit zbatohen dispozitat e Kodit të Punës, sipas neneve 92 e 93.

 

Neni 7

Zgjidhja e kontratës

 

  1. Marrëdhënia e kualifikimit profesional me njohuritë praktike mund të zgjidhet nga secila palë gjatë periudhës së provës pa respektuar afatin e zgjidhjes së kontratës dhe pa dhënë ndonjë arsye, duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 (pesë) ditë përpara                   (pika 3, e nenit 142, të Kodit të Punës).

 

  1. Pas periudhës së provës, marrëdhënia e kualifikimit profesional me njohuritë praktike mund të zgjidhet vetëm:

 

  1. për një arsye shumë të fortë, pa respektuar afatin e zgjidhjes së kontratës;
  2. nga ana e stazhierit, me një afat zgjidhjeje prej 4 (katër) javësh, nëse ai e lë stazhin ose nëse ka vendosur të bëjë një stazh tjetër.

 

  1. Zgjidhja e kontratës duhet bërë me shkrim, në rastin e pikës 2, të nenit 7, të kësaj kontrate, duke dhënë arsyet e zgjidhjes.

 

  1. Një zgjidhje e kontratës për një arsye të rëndësishme është e pavlefshme, nëse rrethanat e saj themelore i janë bërë të ditura personit të autorizuar për zgjidhjen e kontratës më shumë se  2 (dy) javë më parë. Në rast se hapet një proces pajtimi, sipas nenit 9, të dispozitave të kësaj kontrate, atëherë ecja e afatit do të pezullohet deri në çastin e përfundimit të procesit.

 

  1. Në rast se marrëdhënia e stazhit të formimit profesional zgjidhet para kohe pas periudhës së provës, atëherë mjeshtri ose stazhieri mund të kërkojë dëmshpërblim, nëse pala tjetër mbron zgjidhjen e kontratës. Kjo nuk vlen kur zgjidhja bëhet për punë apo ndryshim të stazhit  (shkronja “b”, e pikës 2, të nenit 7, të dispozitave të kësaj kontrate). Pretendimi për dëmshpërblim shfuqizohet, nëse nuk ngrihet brenda 3 (tre) muajve pas përfundimit të marrëdhënieve të stazhit të formimit profesional.

 

  1. Në rast zgjidhjeje të marrëdhënieve të stazhit të formimit profesional për shkak të braktisjes së biznesit apo për shkak të mosnevojës së certifikimit për drejtim të stazhit, mjeshtri ka për detyrë të përpiqet, me ndihmën e zyrës së konsulencës për përzgjedhjen e profesionit të zyrës kompetente të punës, të kërkojë në kohë një stazh të dytë brenda fushës profesionale të deritanishme në një punishte tjetër.

 

Neni 8

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

 

Në rast mosmarrëveshjesh, të cilat rrjedhin nga marrëdhënia ekzistuese e stazhit të formimit profesional, para se të bëhet një kërkesë pranë organeve kompetente, duhet të thirret komisioni për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndihmësve, ngritur pranë esnafit kompetent.

 

 

 

 

 

Albanian National Chamber of Crafts

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.