V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MODELIT TË KONTRATËS PËR KUALIFIKIMIN PROFESIONAL NDËRMJET NDIHMËSIT DHE SUBJEKTIT ZEJTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.70/2016, “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e modelit të kontratës për kualifikimin profesional ndërmjet ndihmësit dhe subjektit zejtar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA