Subjekte zejtare

 Të gjithë anëtarët e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë kanë mundësinë të paraqesin shërbimet dhe produktet e tyre në këtë platformë 

Subjekte zejtare

“Subjekt zejtar” është një person fizik apo juridik, siç përcaktohet në Kodin Civil, që prodhon të mira dhe realizon shërbime zejtare, sipas listës së profesioneve në zejtari. Në veprimtarinë zejtare procesi i punës nuk është i automatizuar në një shkallë të lartë ose nuk është i ndarë në shkallë të lartë në hallka të veçanta, ashtu siç është tipike për prodhimin industrial në seri

“Veprimtari zejtare” janë:

a) zejtaria e shërbimit, që është mirëmbajtja dhe riparimi i stabilimenteve, linjave të prodhimit, pajisjeve e makinerive, objekteve, si dhe kryerja e shërbimeve të tjera

b) zejtaria prodhuese, që është përpunimi dhe prodhimi i produkteve për treg, që nuk kanë veçori të prodhimit industrial

c) zejtaria tradicionale, që është krijimi ose rikrijimi i objekteve të caktuara në mënyrë joindustriale, në sasi të vogla, bazuar kryesisht në punën me dorë dhe dijebërjen e trashëguar të vendit tonë, sipas përkufizimit të pasurive kulturore jomateriale, të përcaktuara në ligjin për trashëgiminë kulturore. Këtu përfshihen artizanati dhe artizanati shtëpiak.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.