Në datat 29-30 Maj 2019 do të organizohet “Open Door Day” në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, do të prezantohet roli që ka dhoma në tregun e punës dhe workshopin “Gratë Sipërmarrëse- Sfidat dhe qasjet që ofron tregu”. Në këtë event të pranishëm do të jenë përfaqësues të organizatave zejtare të biznesit, Gra Sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria, drejtues të kompanive, përfaqësues të lartë nga Ministria e Financave dhe ekonomisë, përfaqësues shoqatash të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë përfshirë dhe sektorinë e zejtarisë, Delegacioni Gjerman nga Koblenz si dhe përfaqësues nga Shoqata Ballkanike e Grave Bullgari.