Më datë 12-13 Shkurt 2020 Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve Koblenz, Gjermani organizon seminarin “Roli i Mjeshtrit në ndërmarrje”. Në përfundim të seminarit do të organizohet ceremonia e dhënies së titujve “Mjeshtër” për “Mjeshtrat“ për punimin e gurit në ndërtesat tradicionale, “Mjeshtrat“ për punimin e drurit në ndërtesa tradicionale, “Mjeshtrat“ për punimin e suvasë në ndërtesa historike dhe “Mjeshtër” për sektorin Bukës, Brumrave dhe Pastiҫerisë.