Përshëndetje,
Ndjehem i privilegjuar të përshëndes të gjithë sipërmarrësit zejtare, mjeshtra dhe ndihmësa, artizanë dhe profesionistë me lajmin e mirë të fillimit të punës së Dhomës Kombetare të Zejtarisë. Duke lobuar dhe avokuar për sipërmarrjen shqiptare, u perballëm me një shqetësim të sipërmarrjes në lidhje me kualifikimin e punonjësve, për mungesën e profesionistëve në vendet e punes, për profesione që po humbisnin terren në tregun e punës. Kështu morëm iniciativën për të krijuar Ligjin për Zejtarinë dhe Dhomën Kombetare të Zejtarisë që të kishte në fokus punësimin, aftësimin profesional në fushën e zejtarisë dhe organizimin e veprimtarisë zejtare duke i parë këto tre aspekte të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën.Ligji gjithashtu adreson disa nga problematikat e paraqitura në Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi si rritjen e cilësisë së kualifikimit të fuqisë punëtore shqiptare, e orientuar nga nevojat konkrete të kompanive për fuqi punëtore të kualifikuar; elehtësimin e qasjes kërkesë-ofertë përfshirjen drejtpërdrejtë ndërmarrjeve në formimin profesional të punonjësve të tyre; dhe çertifikimin e eksperiencave profesionale. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë do të mbështese anëtarët e saj në organizimin dhe zhvillimin e sistemit të kualifikimit profesional për zejtarë; Ajo do të organizoje dhe drejtojë provimet për të kontrolluar dhe njohur kualifikimin zejtar si dhe do te lëshojë dëshmitë e ndihmës-mjeshtrit dhe mjeshtrit; Ajo do të miratojë rregullat dhe modelet e dokumentave të cilat janë parashikuar në ligj; Do te miratojë rregullat e profesionit; Në bashkëpunim me Ministrinë do të koordinojë kualifikimin në zejtari, përpunojë procesin e kualifikimit në zejtari dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; Administrimin e rregjistrit të subjekteve zejtare në të cilin bëjnë pjesë: Rregjistri i mjeshtrave, Regjistri ndihës mjeshtrave, Regjistri i ndihmësave.Sistemi i arsimit dual po zbatohet gjeresisht në Europë si një mekanizëm efiçient për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe për sigurimin e vijueshmerisë të personave dhe mjeshtrave të kualifikuar për biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne kemi bërë një rrugëtim nëpër shumë qytete të Shqiperise për identifikimin e sipërmarrësve në fushën e zejtarisë. Kemi bërë shumë punë për realizimin e Ligjit si dhe me kontaktet e drejtpërdrejta me zejtarë për të mësuar problemet dhe sfidat që kanë këto sipërmarrje në aktivtetet e tyre të përditshme. Ne kemi bërë dhe një studim të vecante për gjëndjen e zejtarisë në Shqiperi dhe kemi dhënë rekomandimet përkatëse. Por kjo është vetëm një anë e medaljes. Ana tjeter do të do të jetë bashkëpunimi me shkollat profesionale, Qëndrat e Formimit profesional si dhe Agjensinë e Arsimit Profesional dhe Kualifikimeve për të bërë trajnime,kualifikime dhe certifikime të ndihmësve nga mjeshtrit për ta kornizuar këtë sektor të rëndësishem të ekonomisë në një legjislacion të përshtatshëm me vëndet e Bashkimit Evropian Sigurisht forcimi i cilësisë, imazhit mobilitetit i të nxënit nëpërmjet punës kërkon kohë por më shumë dhe angazhim nga të gjithë aktorët për të dhënë kontributin e tyre Në emër të Dhomes Kombëtare të Zejtarisë shprehu gadishmërine që ky insitucion do të punojë ngushtë me sipërmarrësit zejtare kudo ku ato punojnë në Shqiperi.