Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Fjala pershendetese Z. Begasi

Përshëndetje,

Ndjehem i privilegjuar të përshëndes të gjithë sipërmarrësit zejtare, mjeshtra dhe ndihmësa, artizanë dhe profesionistë me lajmin e mirë të fillimit të punës së Dhomës Kombetare të Zejtarisë. Duke lobuar dhe avokuar për sipërmarrjen shqiptare, u perballëm me një shqetësim të sipërmarrjes në lidhje me kualifikimin e punonjësve, për mungesën e profesionistëve në vendet e punes, për profesione që po humbisnin terren në tregun e punës. Kështu morëm iniciativën për të krijuar Ligjin për Zejtarinë dhe  Dhomën Kombetare të Zejtarisë që të kishte  në fokus punësimin, aftësimin profesional në fushën e zejtarisë dhe organizimin e veprimtarisë zejtare duke i parë këto tre aspekte të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën.Ligji gjithashtu adreson disa nga problematikat e paraqitura në Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi si rritjen e cilësisë së kualifikimit të fuqisë punëtore shqiptare, e orientuar nga nevojat konkrete të kompanive për fuqi punëtore të kualifikuar; elehtësimin e qasjes kërkesë-ofertë  përfshirjen drejtpërdrejtë ndërmarrjeve në formimin profesional të punonjësve të tyre; dhe çertifikimin e eksperiencave profesionale. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë do të mbështese anëtarët e saj në organizimin dhe zhvillimin e sistemit të kualifikimit  profesional për zejtarë; Ajo do të organizoje dhe drejtojë provimet për të kontrolluar dhe njohur kualifikimin zejtar si dhe do te  lëshojë dëshmitë e ndihmës-mjeshtrit dhe mjeshtrit; Ajo do të miratojë rregullat dhe modelet e dokumentave të cilat janë parashikuar në ligj; Do te miratojë rregullat e profesionit; Në bashkëpunim me Ministrinë do të koordinojë kualifikimin në zejtari, përpunojë procesin e kualifikimit në zejtari dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; Administrimin e rregjistrit të subjekteve zejtare në të cilin bëjnë pjesë: Rregjistri i mjeshtrave, Regjistri ndihës mjeshtrave, Regjistri i ndihmësave.Sistemi i arsimit dual po zbatohet gjeresisht në Europë  si një mekanizëm efiçient për uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe për sigurimin e vijueshmerisë të personave dhe mjeshtrave të kualifikuar për biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne kemi bërë një rrugëtim nëpër shumë  qytete të Shqiperise për identifikimin e sipërmarrësve në fushën e zejtarisë. Kemi bërë shumë punë për realizimin e Ligjit si dhe me kontaktet e drejtpërdrejta me zejtarë për të mësuar problemet dhe sfidat që kanë këto sipërmarrje në aktivtetet e tyre të përditshme. Ne kemi bërë dhe një studim të vecante për gjëndjen e zejtarisë në Shqiperi dhe kemi dhënë rekomandimet përkatëse. Por kjo është vetëm një anë e medaljes. Ana tjeter do të do të jetë bashkëpunimi me shkollat profesionale, Qëndrat e Formimit profesional si dhe Agjensinë e Arsimit Profesional dhe Kualifikimeve për të bërë trajnime,kualifikime dhe certifikime të ndihmësve nga mjeshtrit për ta kornizuar këtë sektor të rëndësishem të ekonomisë në një legjislacion të përshtatshëm me vëndet e Bashkimit Evropian Sigurisht forcimi i cilësisë, imazhit mobilitetit i të nxënit nëpërmjet punës kërkon kohë por më shumë dhe angazhim nga të gjithë aktorët për të dhënë kontributin e tyre Në emër të Dhomes Kombëtare të Zejtarisë shprehu gadishmërine që ky insitucion do të punojë ngushtë me  sipërmarrësit zejtare kudo ku ato punojnë në Shqiperi.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.