Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Mjeshtrat e Bukës dhe Pastiçerisë

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizon seminarin e dytë me temë ‘’Roli I Mjeshtrit në ndërmarrje’’. 
Eksperti gjerman nga Dhoma e Zejeve Koblenz z. Michael Muller foli rreth rolit të rëndësishëm të Mjeshtrit në ndërmarrje dhe sfidat e Mjeshtrit gjatë trajnimit të ndihmësave dhe ndihmësmjeshtrave.
Në seminar morrën pjeesë anëtarët e Shoqatës së Bukës dhe Pastiçerisë, 40 Mjeshtra nga zona të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Vlora, Fieri, Gjirokastra, Fushëkruja, Lezha, Korça, Librazhdi etj.
Në këtë seminar mbajtën fjalën z. Luan Bregasi president I Dhomës Kombëtare të Zejtarisë ku përmendi gjithë punën që po bën Dhoma në kuadrin e kualifikimit për arsimin profesional. I ftuar ishte gjithashtu z. Bashkim Sala këshilltar I Ministres së Financave dhe Ekonomisë ku prezantoi rolin e Dhomës në arsimin profesional.
Kryetari I Shoqatës së Bukës dhe Pastiçerisë z. Gëzim Peshkopia ishte I pranishëm në seminar ku mbajti fjalën e tij për bashkëpunimin e ngushtë që ka Dhoma me Shoqatën dhe vazhdimin e aktiviteteve.
Në fund të seminarit u realizua dhe ceremonia e dhënies së titujve Mjeshtër në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të bukës dhe pastiçerisë.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.