Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Projekti VET4GSEB - Tryezë e Rrumbullakët

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me People in Focus organizoi Tryezën e Rrumbullakët në lidhje me projektin VET4GSEB.
Projekti VET4GSEB është projekti ku Dhoma Kombëtare e Zejtarisë merr pjesë së bashku
me 5 partnerë nga Bullgaria, Turqia, Gjeorgjia dhe Armenia ku në fokus ka formimin profesional në tregun e energjisë së rinovueshme.
Pikat ku u fokusua eventi ishin:
Direktivat e Bashkimit Europian për Energjinë e Rinovueshme
Legjislacioni kombëtar në lidhje me Energjinë e Rinovueshme
Metodat e reja të trajnimit në sektorin e Energjisë së Rinovueshme
Ky event mblodhi profesionistë të fushës se arsimit dhe formimit profesional, gjithashtu dhe profesionistë
të fushës së Energjisë së Rinovueshme ku ndanë opinionet, eksperiencat,
nevojat dhe pritshmëritë që ata kishin në lidhje me tregun e energjisë së rinovueshme dhe çështjet që lidhen me efikasitetin
dhe cilësinë e instalimit, mirëmbajtjen e sistemeve dhe aftësitë e duhura për të arritur efikasitet dhe cilësi.

 

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.