Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Pëshëndetje nga drejtori i Dhomës së Zejtarëvë në Koblenz Z. Hellich

Të dashur miq, të dashur zejtarë shqiptarë,

Do të doja të bëja një prezantim të vetes time: që nga dhjetori 2018 jam drejtor i Dhomës së Zejtarëve të Koblenzit.

Dhoma e Zejtarëve Koblenz ka qenë e përfshirë në projekte partneriteti jashtë vendit për shumë vite dhe unë deshiroj ta vazhdoj këtë angazhim. Është e mrekullueshme që Shqipëria po merr lajme të mira tani dhe dëshiroj t'ju përgëzoj të gjithëve për kalimin e Ligjit Shqiptar mbi Zejtarët dhe krijimin e Dhomës Shqiptare të Zejtarëve.

Është një territor i ri - për herë të parë ka një Dhomë të Zejtarëve në vendin tuaj dhe tani detyra e madhe është ndërtimi i kësaj dhome për një vetëqeverisje të fuqishme dhe kompetente, duke e çuar atë përpara. Sigurisht nuk është një detyrë e lehtë por e dobishme. Një Dhomë e Mjeshtëri e mirë mund të kontribuojë në suksesin e ndërmarrjeve anëtare, për të siguruar një brez të ri të kualifikuar për klasat e mesme, për të luftuar papunësinë dhe për një klimë më të mirë shoqërore.

Ne jemi te gatshëm tju vijmë në ndihmë me eksperiencën dhe njohuritë tona.

Një gjë që unë dua t'ju tregoj nga përvoja ime personale: Detyra më e rëndësishme e vetëqeverisjes është një marrëdhënie kostante me kompanitë anëtare. Vetëm në këtë mënyrë një dhomë mund të ndjekë një politikë në ndihmë të zejtarëve, të ofrojë shërbime të mira dhe cilësore për kompanitë anëtare dhe, mbi të gjitha, të luajë një rol udhëheqës në tërheqjen dhe trajnimin e zejtarëve të ardhshëm. Sot ka sfida të mëdha përpara tregtisë, dhe të shoqërisë në tërësi.  Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në vendin tuaj, ndrushimet e medha që sjell dixhitalizimi në tregti, si dhe rrjedhat migratore dhe problemet globale si ndryshimet klimatike apo pasojat  globalizimit. Bizneset e vogla zejtare nuk mund ti përballojnë vetëm këto sfida. Dhomat dhe shoqatat duhet të ofrojnë zgjidhje për këtë. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një mënyrë për tja arrritur. Keni mbështetjen tonë.

Së fundi, për të folur për zejtarët shqiptarë. Dhoma juaj do të jetë ajo cfarë ju do të krijoni.

Krijoni një aktivitet efikas dhe krijues, por si një bartës nderi kontributin tuaj, pa të cilin nuk është e mundur.

Ju uroj suksese ne punën tuaj gjithashtu dhe drejtë rrugës së BE-së!

 

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.