Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Bashkëpunimi me New Generation Startup Zone

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë së bashku me SHPPAT nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit nëpërmjet të cilit do të realizohen aktivitetet e përbashkëta dhe procesi i trajnimit të ndihmsave për të kaluar në ndihmësmjeshtra dhe më pas në mjeshtra.
New Generation si shkollë për Arsim dhe Formim Profesional tashmë me një histori 11 vjecare, New Generation ka në prioritetet e saj jo vetëm përgatitjen cilësore në shkollë të rreth 1200 studentëve/kursantëve, por edhe punësimin e sigurt të studentëve (profesionistëve të ardhshëm). Për këtë arsye, përveç investimeve në infrastrukturën e shkollës (auditore, laboratore etj), cilësisë të Stafit Akademik, Qendra Multifunksionale New Generation ka vënë në funksionim prej vitesh edhe Zyrën për Informim/Punësim/Karrierë/Trajnim gjatë gjithë jetës.
Kjo ka dhënë rezultate të dukshme dhe aktualisht 100 % e atyre që përfundojnë shkollën kanë arritur të punësohen nëpër sallone të ndryshme.
Një nga nismat më të reja për të cilën Arsim dhe Formim Profesional New Generation është duke investuar, ka të bëjë me krijimin e një qendre New Generation Startup Zone!
Qëllimi i kësaj Zone, aftësimi nëpërmjet vetëpunësimit të menjëhershëm.
New Generation Startup Zone, përfaqëson një nga modelet e suksesshme europiane të nxitjes së biznesve start up të profesionistëve të rinj të talentuar, që edhe pasi kanë marrë në shkollë përvojë teorike dhe praktikë, nuk janë në gjendje të hapin sallone individuale, pasi ju mungojnë në rradhë të parë financimet e nevojshme për infrastrukturën e nevojshme (ambjentet e punës, paisjet dhe materialet e nevojshme) si dhe aftesitë e të bërit biznes.
 

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.