Lajme

 

Buka në traditën e popullit tonë

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me Shoqatën e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave organizuan eventin "Buka në traditën e popullit tonë" më datë 1 Tetor 2021 në ambjentet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Eventi u hap nga presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Z. Luan Bregasi. I ftuar në këtë event ishte dhe Kryetari i Ligjeve Ekonomike dhe Financiare Z. Eduard Shalsi. Morën pjesë edhe Presidenti i Konfederatës Botërore të Bukës dhe Pasticerisë dhe Presidenti i Konfederatës Europiane të Bukës dhe Pasticerisë. Qëllimi i i vizitës së dy Presidentëve të Konfederatës Botërore (UIBC) dhe asaj Europiane (CEBP) ishte njohja me arritjet dhe sukseset e prodhuesve te bukes dhe pasticerise në Shqiperi, si edhe mbeshtetja nga ana e tyre për prodhimin artizanal, si një qëllim i rëndësishëm dhe objektiv kryesor i dy Konfederatave. 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.