Komiteti i Grave Sipermarrese te Dhomes Kombetare te Zejtarise organizoi me 25 shkurt Konferencen Nderkombetare "Balanca Pune-Familje dhe barazia gjinore ne sektorin e Zejtarise" . Gjate dites se dyte te konferences Znj. Anke Brühl-Tschuck expert ligjore ne Gjermani gjate pre?atimit te saj foli per Balancen Pune-Familje dhe ndryshimet e ardhura per shkak te Covid-19. Zonjat perfaqesuese nga Komiteti i Sipermarreseve Zejtare te Shqiperise, Shoqata e Malit te Zi, Koseves, Maqedonise se Veriut dhe Serbise prezantuan perfundimet e pyetesorit te realizuar per "Balanca Pune-Familje dhe barazia gjinore ne sektorin e Zejtarise". Ne fund te ketij aktiviteti moren Titullin Mjeshter grate sipermarrese zejtare!