Komiteti i Grave Sipermarrese te Dhomes Kombetare te Zejtarise organizoi me 24 shkurt Konferencen Nderkombetare "Balanca Pune-Familje dhe barazia gjinore ne sektorin e Zejtarise" me perfaqesuese nga Koblenz dhe Shoqatat e grave Sipermarreseve Zejtare nga Ballkani Perendimor, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Znj. Arjola Alikaj Experte Legjislacioni ne BSPSH prezantoi situaten e legjislacionit ne Shqiperi dhe Znj. Anke Brühl-Tschuck prezantoi legjislacionin Gjerman dhe rregullimet ligjore gjinore. Gjate konferences pati dhe shume pyetje diskutime nga te pranishmit.