Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve Koblenz, Gjermani organizuan seminarin me temë "Rregullimet ligjore, të rinjtë në botë e punës".
Gjatë këtij seminari Z. Koli Sinjari Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës prezantoi "Kodin e Sjelljes së Biznesit në lidhje me punësimin e personave nën 18-vjec" dhe Znj. Irida Qosja Zv/Kryeinspektore e Inspektorati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore trajtoi këto tema "Punësimi i të miturve në Republiken e Shqipërisë"; "Parimet që duhet të respektohen nga punëdhënësi për mbrojtjen e fëmijëve"; "Mbrojtje e veçantë për të miturit në vendin e punës" dhe "Konventa Ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve". Të pranishëm në aktivitet ishim përfaqësues të Shoqatave Partnere të Dhomës. Ky aktivitet pati një impakt shumë të madh, interes dhe diskutime nga pjesëmarrësit.