Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

"Open Door Day" 29 maj 2019

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë gjatë eventit “Open Door Day” 
Në këtë event u prezantua “Roli i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në tregun e punës”. 
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka filluar aktivitetin e saj të plotë duke u fokusuar në tre ҫështje kryesore : Punësimin, Kualifikimin profesional në fushën e Zejtarisë dhe Profesioneve, Organizimin e veprimtarisë zejtare duke i parë këto tre aspekte të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën.
Dhoma është përfaqësuese e vetme e zejtarëve shqiptarë dhe po promovohet në shkallë Kombëtare , Rajonale dhe Ndërkombëtare. Është Institucioni i vetëm në njohjen dhe dhënien e titujve për “Mjeshtrat” dhe “Ndihmësmjeshtrat” në fushën e Zejtarisë dhe Profesioneve.
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë u ofron anëtarëve të saj një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë regjistrime të zejtarëve, konsulenca ligjore, shpërndarje të informacionit, kualifikime dhe trajnime profesionale për “mjeshtrat” dhe për “ndihmësmjeshtrat”. 
Dhoma ofron trajnime nga fusha të ndryshme të zejtarisë, këto trajnime do të jenë për zejtarë të cilët janë aktualisht në punë dhe duan të trajnohen për risitë në fushën e tyre sipas sistemit dual gjerman. Lehtëson vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve zejtare,zejtarëve dhe subjekteve të biznesit që janë të interesuar për të përdorur produkte zejtare në veprimtarinë e tyre fitimprurëse, nëpërmjet organizimit të panaireve, publikimit të regjistrit të subjekteve zejtare, lobimit pranë biznesit vendas dhe ndërkombëtar për produktet zejtare vendase.
Në këtë event ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave Zejtare të biznesit, drejtues të kompanive, përfaqësues të lartë nga Ministria zv Ministër Dajna Sorensen, Ministër i Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi përfaqësues shoqatash të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë përfshirë dhe sektorinë e zejtarisë, kryetarë të Shoqatave të Agrobiznesit Shqiptar z. Agim Rrapaj kryetarë të Shoqatave të Bukës, Patiҫerisë dhe Brumrave z, Gëzim Peshkopia, Delegacioni Gjerman nga Koblenz dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.