Dhoma Kombëtare e Zejtarisë zhvilloi ditën e sotme Mbledhjen e Asamblesë dhe Kryesisë për këtë vit. Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Luan Bregasi President DHKZ , Z.Koli Sinjari Sekretar i Përgjithshëm DHKZ, Znj. Meliha Zyberaj Kryetare e Asamblesë DHKZ dhe Znj. Evis Sinojmeri Kryetare e Komitetit të Grave Sipërmarrëse; Kryetarët e shoqatave më të rëndësishme që përfaqësojnë bizneset zejtare si Shoqata Bukes Pasticerise Brumrave, Shoqata Shqiptare E Turizmit, Shefat E Kuzhines Shqiptare, Shoqata Restoranteve Bujtinave Shqiptare dhe Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor; Mjeshtra dhe Zejtarë të sektorëve të ndryshëm.
Në këtë takim u konkretizua gjithashtu disa nga aktivitetet që do të zhvillojë Dhoma Kombetare e Zejtarise gjatë këtij viti.


