Evente

Dita e parë e seminarit “Gra të suksesshme – Shembuj për Start Up”

Sot u zhvillua Dita e Parë e seminarit “Gra të suksesshme – Shembuj për Start Up” në qytetin e Vlorës. Në këtë seminar morën pjesë Z. Luan Bregasi President DHKZ, Z. Ralf Hellrich Drejtor Ekzekutiv Handwerkskammer Koblenz, Z. Koli Sinjari Sekretar I Përgjithshëm DHKZ, Znj. Evelina Parvanova Drejtore Projekti “Gratë Sipërmarrëse Koblenz, Znj. Evis Sinojmeri Kryetare e Komitetit Grave Sipërmarrëse, Znj. Armida Alikaj SDI, si dhe sipërmarrese të suksesshme në fushën e zejtarisë.
Shembull i një gruaje të suksesshme është dhe Mjeshtër Kozeta Halili, e cila foli për themelimin e biznesit të saj dhe vështirësitë që ka hasur. Gjatë këtij seminari ishte e ftuar Znj. Arjola Shehaj Eksperte Start Up, e cila prezantoi sfidat e Start Ups në vendin tonë.
Të jesh një grua në biznes është krenari. Tregon që ja keni dalë me zotësi, mençuri dhe shumë punë në një treg të vështirë. #proudofwomeninbusiness

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.