Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Workshop "Identiteti i Kompanive"

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë më datë 17 korrik 2019 organizoi workshop “Identiteti i Kompanive” dhe “Menaxhimi i Biznesit të Vogël” Në këtë workshop eksperti nga Dhoma e Zejeve Koblenz, Gjermani z. Florian Wagner do të përcjellë informacionin e nevojshëm për Identitetin, Komunikimin dhe Dizajnimin e bizneseve si dhe krijimin e një plani të mire biznesi, mënyrat e financimit, marketingun etj. Biznesi i Vogël është baza e sistemit ekonomik të ndërmarrjes së lirë. Zhvillimi i Biznesit të Vogël është elementi esencial i zhvillimit ekonomik. Rëndësia strategjike e Biznesit të Vogël është e njohur në mbarë botën për shumë arsye. Biznesi i Vogël po kontribuon në rritjen e punësimit në një shkallë më të lartë se Biznesi i Madh. Biznesi i Vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë së tregut edhe për ekonomitë e tranzicionit. Në një periudhë afatgjatë ajo mund tësiguroj pjesën më të madhe të punësimit.
Biznesi i Vogël prodhon kryesisht për tregun e brendshëm, duke shfrytëzuar kryesisht burimet kombëtare. Numri i rritur i bizneseve të vogla do të sjell një fleksibilitet përshoqërinë dhe ekonominë, si dhe mund të lehtësojë risitë (novacionet)teknologjike dhe të sigurojë oportunitet sinjifikant për idetë e reja dhe për aftësitë për tu zbatuar. Biznesi i Vogël i përdor dhe zhvillon, kryesisht, teknologjitë dhe aftësitë e brendshme. Zhvillimi i Biznesit të Vogël është faktor kyç për zhvillimin rajonal të vendit.

 

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.