Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Takim me delegacionin e kryesuar nga Ministri i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë së Kroacisë Z. Darko Horvat

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë priti delegacion e kryesuar nga Ministri i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë së Kroacisë. Z. Luan Bregasi President i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë foli për ligjin e zejeve në Shqipëri si dhe për funksionin e Dhomës Kombëtare së Zejtarisë. Roli që ajo ka marr sot në tregun e puës, arsimimit dhe professional si dhe implementimin e sistemit dual ne Shqipëri. Me plotësimin e akteve nënligjore Dhoma është kthyer në një qendër të rëndësishme të trajnimeve dhe workshopeve të ndryshme. Ministri Kroat Z. Darko Horvat foli për rëndësinë që i jep qeveria kroate arsimimit dhe formimit profesional të rinjve, krijimin e një koncepti të drejtë për një sistem afatgjatë për futjen e të rinjve në punë, kualifikimin e tyre si dhe mbështetjen nga fondet e Bashkimit Evropian që vetëm vitin e kaluar kanë qënë 10 milion euro. Të dyja palët ranë dakort për një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë në Kroaci si dhe gatishmërinë e pales Kroate për të mbështetur Dhomën Kombëtare të Zejtarisë në Shqipëri me fonde të Bashkimit Evropian. Në takim mori pjesë dhe Ambasadorja e Kroacisë në Shqipëri Znj. Sanja Bujas Juraga dhe këshilltari i Ministres së Financave dhe Ekonomisë Z. Bashkim Sala.

 

 

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.