Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Marrëveshje Bashkëpunimi me Dhomën e Zejtarisë Koblenz Gjermani

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj zhvilloi një takim zyrtar në Dhomën eZejtarisë Koblenz Gjermani. Sot delegacioni shqiptar zhvilloi takim me drejtorin e përgjithshëm të Dhomës së Zejtarisë Koblenz për bashkëpunim midis Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Shqipëri dhe Dhomës së Zejtarisë Koblenz. Gjatë këtij takimi pala gjermane prezantoi të gjitha aktivitetet e përbashkëta të kryera nga të dy Dhomat dhe fokusin për të ardhmen. Presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Shqipëri z. Luan Bregasi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Zejtarisë Koblenz z. Ralf Hellrich nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit. Marrëveshja parashikon bashkëpunim institucional, me synim të ndihmojë sektorin e zejtarisë për forcimin dhe profilizimin më tej të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë në dobi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme zejtare në Shqipëri dhe në kuadrin e Integrimit evropian. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë që në fillimet e saj ka pasur mbështetjen dhe bashkëpunimin e Dhomës së Zejtarisë Koblenz Gjermani, një bashkëpunim i cili ka rezultuar mjaft i sukseshëm deri më tani.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes delegacioni i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë i kryesuar nga Ministja Denaj zhvilloi një takim me Dr. Martin Hummrich, anëtar i Këshillit të Lartë Ministror dhe Drejtor i Drejtorisë në Ministrinë e Ekonomisë, Transportit, Bujqësisë të rajonit Rheinland-Pfalz ku diskutoi rreth politikave në fushën e zejtarisë dhe mundësinë e programeve të përbashkëta dhe asistencë teknike në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.