Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Vizitë në Qendrën e Formimit Profesional Koblenz Gjermani

Delegacioni i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë i kryesuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj sot zhvilluan një vizitë në disa qendra të zhvillimit profesional Koblenz Gjermani. Ata u shoqëruan nga drejtuesit e Dhomës së Zejtarisë Koblenz. Ministrja theksoi faktin se, qeveria shqiptare është e angazhuar për zhvillimin dhe modernizmin e infrastrukturës mësimore të arsimit profesional si një parakusht për përgjigjen me burime të kulifikuara njerëzore për kërkesat në rritje të tregut të punës profesional. Ky bashkëpunim është me mjaft rëndësi sepse do të zhvillojë më tej formimin profesional dhe fushën e zejtarisë duke sjellë rritje të punësimit dhe më shumë punëtor të kualifikuar. Ministrja shprehu bindjen që eksperienca e sistemit dual gjerman do të implementohet në Shqipëri nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional

.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.