Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Ditën Europiane të Trashëgimisë Kulturore

Në kuadër të diteve Europiane të Trashegimisë Kulturore Dhoma Kombëtare e Zejtarisë merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Kulturës. Artizanë nga zona të ndryshme të Shqiperisë promovojnë zejtarinë dhe produktet zejtare.
29 shtatori është dita Europiane e Trashëgimisë Kulturore kur kujtojmë me respekt trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë evropiane, kur të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore bëhen një së bashku me njerëzit që ato i krijuan dhe i ruajtën për t’ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit kulturor dhe evropian. Kjo është dita kur të gjithë ne përulemi me respekt për kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëtarëve, bartësve të folklorit dhe artizanëve, të gjithë njerëzve të njohur apo anonimë të cilët i dhanë kuptim fjalës Shqiptar.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.