Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

z. Luan Bregasi shpreh solidaritetin e tij për situatën e rëndë të ndodhur si pasojë e tërmetit.

Presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe Kryetar i BiznesAlbania z. Luan Bregasi shpreh solidaritetin e tij për situatën e rëndë të ndodhur si pasojë e tërmetit.
Luan Bregasi: Jemi të gjithë dëshmitarë për situatën e vështirë që kaluam, traumatizuese nga pikëpamja e panikut, por duhet të jemi krenar dhe jemi dëshmitarë që Tirana dha një provë të jashtëzakonshme dhe ne të gjithë treguam se në gjithë këto vite, me ndonjë paragjykim ose thashethem të vogël për ndërtuesit e Shqipërisë, sipërmarrësit absolutisht tërmeti tregoi sepse nga intensiteti dhe forca e tërmetit ishte në kufijtë maksimal të rezistencës së objekteve, kulla të larta rezistuan dhe jo vetëm rezistuan por na bënë neve krenar dhe na shtuan sigurinë tek të gjithë populli panvarësisht thashethemeve dhe lajmeve të rreme, nga ndërtimet tona njerëzit nuk dolën nga banesa. Ne jemi këtu edhe për tiu përgjigjur situatave, ato mure të plasaritura ne do të jemi në krah të Bashkisë. Unë vetë do të marr përsipër një banesë në Ndroq. Jemi këtu për të solidarizuar dhe mbështetur Bashkinë dhe Drejtorinë e Emergjencave Civile dhe për të ndihmuar për përballimin e kësaj situate.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.