Dhoma Kombëtare e Zejtarisë vijon me dhënien titullit “Mjeshtër”. Aplikantët për titull u vlerësuan për profesionalizmin, punët inovative dhe kontributin e dhënë në trasmetimin e dijeve tek profesionistët e rinj. Profesionistët zejtarë dëshmuan punën e tyre mbi 10-vjecare në profesionin për të cilin morën titullin “Mjeshtër”. Prezantuan para komisionit punimet e tyre inovative të cilat i bëjnë të veҫantë në profesionin e tyre zejtar si dhe vlerësimet që ato kanë marrë ndër vite. Po ashtu ata dëshmuan kontributin e dhënë në formimin e “ndihmësve” profesionistëve të rinj. Profesionistët zejtarë që morën titullin “Mjeshtër” janë të sektorëve të ndryshëm dhe ky ritëm i dhënies së titujve nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim duke u fokusuar në sektorët e industrisë.
Z. Dritan Onjea mori titullin “Mjeshtër” në sektorin e Artizanatit.