Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e zejtarëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

‘’Formimi Profesional praktit dhe modern për të plotësuar nevojat e biznesit me fuqi punëtore të kualifikuar’’

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizoi më datë 20 Nëntor Koferencën me temë ‘’Formimi Profesional praktit dhe modern për të plotësuar nevojat e biznesit me fuqi punëtore të kualifikuar’’ Në këtë konferencë ishin të ftuar figura të njohura Shqiptare dhe ndërkombëtare. Konferencën e hapi z. Luan Bregasi President i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, I cili përshëndeti të ftuarit dhe foli për rëndësinë e Dhomës Kombëtare Zejtare. Ministër i Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj mbajti fjalën e saj për rëndësinë e arsimit dhe formimit profesional , gjithashtu dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë. Ambasadori i Republikës Federale Gjeramne z. Peter Zingraf ishte i ftuar nga Dhoma dhe shprehu gjithë mbështetjen e tij për këtë nismë të ndërmarrë nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Sekretarja e Shtetit të Landit Rheinland Pfalz znj. Daniela Schmitt shprehu rëndësinë që i jep Landi Rheinland Pfalz Dhomave të Zejeve dhe rëndësinë e arsimit dhe kualifikimit profesional tek të rinjtë. Drejtori i Përgjithshëm i Dhomave të Zejeve Koblenz z. Ralf Hellrich ishte gjithashtu i pranishëm në panel i cili foli rreth sistemit dual gjerman si modeli më i suksesshëm për arsimin dhe formimin profesional, një system i cili po implementohet dhe në Shqipëri.

Çdo subjekt zejtar duhet të regjistrohet në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë dhe përfiton...

Te rejat e fundit

Projekte

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.