-
Certifikata për titullin “Ndihmësmjeshtër” vërteton se personi zotëron kualifikimin professional ekuivalent me ndihmësmjeshtrin. Për ekuivalencën vendos Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me agjencinë përgjegjëse për kualifikimet profesionale.
-
Certifikata për titullin “Mjeshtër” vërteton se personi zotëron përvojë shumëvjeçare, njohuri dhe aftësi profesionale në ushtrimin e profesionit në fushën përkatëse si dhe ka kontribuar ndër vite për përcjelljen e përvojës së pasur tek profesionistët e rinj.
-
Certifikata Mjeshtër jepet për zotërimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme në ushtrimin e pavarur të profesionit zejtar, si dhe kalimin me sukses të provimit për titullin Mjeshtër.