Informacion i përgjithshëm

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është themeluar më 19 dhjetor 2017 është person juridik që organizohet dhe vepron sipas ligjit Për Zejtarinë në Republikën e Shqipërisë nr 70/2016, nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. E themeluar si nevojë për të mbështetur dhe përfaqësuar interesat e përbashkëta të antarëve të saj dhe ndikon në krijimin dhe forcimin e imazhit të subjekteve zejtare dhe i mbështet ato duke u siguruar një trajtim të drejtë e të barabartë. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë propozon dhe merr pjesë në hartimin dhe përpunimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e zejtarisë dhe kualifikimit profesional në zejtari si dhe u ofron këshillime ligjore subjekteve që janë anëtarë të saj.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë promovon produktet zejtare vendase, brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të vendeve të tjera për standartizimin ose njohjen e cartifikatave të ndihmësmjeshtrit dhe mjeshtrit dhe jashtë vendit. Dhoma është institucioni i vetëm që përfaqëson, promovon dhe mbron të drejtat dhe interesat e zejtarëve në Shqipëri.

Asambleja e Dhomës përbëhet nga 51 anëtarë dhe kryesia ka 13 anëtarë të saj.

Dhoma është përfaqësuese e vetme e zejtarëve dhe po promovohet në shkallë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë u ofron anëtarëve të saj një gamë të gjërë shërbimesh duke përfshirë regjistrime të zejtarëve, konsulenca ligjore, shpërndarje të informacionit, kulifikime dhe trajnime profesionle për ''mjeshtrat'' dhe ''ndihmësmjeshtrat''.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.