Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është themeluar më 19 dhjetor 2017. Është person juridik që organizohet dhe vepron sipas ligjit “Për Zejtarinë në Republikën e Shqipërisë” Nr 70/2016 dhe nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Me seli në Tiranë, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e Shqipërisë.