Lajme

Vizita këshilluese në sektorin e estetikës, parukerisë dhe kozmetikës

Në kuadër të nismës së Dhomës Kombëtare të Zejtarisë për certifikimin e detyrueshëm me titullin “Mjeshtër”, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon vizita këshilluese dhe informuese pranë subjekteve të sektorit të estetikës, parukerisë dhe kozmetikës.

Vizitat synojnë informimin e subjekteve mbi kërkesat ligjore për ushtrimin e veprimtarisë zejtare, kualifikimin profesional, sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe regjistrimin pranë Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Titulli “Mjeshtër” përbën një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit, standardizimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve në sektor.

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë – në mbështetje të zejtarëve, profesionalizimit dhe standardeve të larta në treg.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.