Projekte

Trajnimi "Pegagogjia në vendin e punës"

Më 20 mars 2025, në ambientet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, u zhvillua trajnimi i titulluar "Pedagogjia në Vendin e Punës", i udhëhequr nga eksperti gjerman Steffen Tschuck. Ky trajnim kishte për qëllim përmirësimin e metodave dhe teknikave pedagogjike në kontekstin e mjediseve profesionale dhe ishte i dedikuar për zhvillimin e aftësive të trajnuesve dhe profesionistëve që veprojnë në fushën e zejtarisë.

Gjatë këtij trajnimi, u realizua një detyrë praktike, e cila u demonstrua nga përfaqësues të SHPPAT, SDI dhe ALTA GROUP, të cilët ishin nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e ekspertit Steffen Tschuck. Ky aktivitet ofroi mundësi për të mësuar nga praktikat më të mira dhe për të përmirësuar proceset e mësimdhënies në vendin e punës.

Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm për avancimin e pedagogjisë në fushën e zejtarisë dhe zhvillimin e aftësive profesionale, duke kontribuar në ngritjen e standardeve dhe rritjen e efikasitetit të punës në sektorin e zejtarisë.

 

 

 

 

 

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.