Projekte

NJOFTIM

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në kuadër të projektit ndërkufitar “Accessible Boat TourismCFCU/MNE/283 (18 mujor) mes Shqipërisë dhe Malit te Zi, kërkon Ekspert të fushës së ndërtimit dhe modifikimit të varkave i cili do të kryejë këto detyra:

  • Hartimi i moduleve dhe trajnimin e artizanëve dhe zejtarëve për ndërtimin dhe modifikimin e varkave për të përmbushur kriterin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara
  • Krijimin e kontakteve me operatorët turistikë dhe zejtarët dhe artizanët e zonës së qarkut Shkodër
  • Të kryejë kërkime në këto fusha dhe vizita në terren
  • Plotësim raporti periodik dhe përfundimtar për punën që kryen

Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë diplomuar në Shkencat Inxhinierike, dizajnit të anijeve ose fusha të ngjashme
  • Të ketë mbaruar studimet Master apo kualifikime të tjera
  • Të ketë experiencë pune mbi 10 vjet në fushën e ndërtimit dhe modifikimit të varkave apo në projektet e BE
  • Të zotërojë gjuhët e huaja Anglisht, Italisht, Gjermanisht në të folur dhe të shkruar
  • Të zotërojë programet kompjuterike si paketa Office, Power Point, Publisher, Internet Explorer etj.

Personat e interesuar mund të dërgojnë dokumentat në adresat : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 ose dorazi në -Bulevardi Bajram Curri, godina dy katëshe Brenda ambienteve të DRAFP Nr.4  Tiranë,Shqipëri

Aftati përfundimtar për plotësimin e dokumentave: 15 prill 2025.

 

  • CV
  • Letër Interesi
  • Letër Reference nga punëdhënsi i mëparshëm
  • Ofertën Financiare

   Personat e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.