Fuqizimi i artizantit shqiptar ishte në qendër të një aktiviteti të suksesshëm të organizaur nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, në kuadër të Projektit të Dhomave dhe Shoqatave, në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve Koblenz dhe Qendrën Balance.
Ngjarja e zhvilluar më 25 korrik 2025 në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë Vlorë, solli prezantimin e shërbimeve të reja të Dhomës për anëtarët e saj, si dhe diskutime mbi mbështetjen ligjore dhe konsulencën profesionale për zejtarët shqiptarë.


