Projekte

THIRRJE PUBLIKE PËR ARTIZANË DHE ZEJTARË

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë të Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën e Punëdhënësve të Malit të Zi, në kuadër të projektit “Turizëm me Varka të Aksesueshme” (CFCU/MNE/283), i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, fton artizanë dhe mjeshtër me përvojë në ndërtimin, përshtatjen ose riparimin e varkave që të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë nismë që fokusohet në zhvillimin e turizmit të aksesueshëm dhe trajnimin e punëtorëve të rinj!

Mund të aplikoni nëse:

  • Keni nevojë për punëtorë shtesë,
  • Doni të zgjeroni shërbimet tuaja,
  • Dëshironi të trajnonit të tjerë, ose
  • Keni qëllim të nisni biznesin tuaj.

Organizimi i trajnimit praktik dhe mbështetje për punësim:
Nëse zotëroni një punishte dhe keni nevojë për fuqi punëtore shtesë, mund të merrni pjesë në projekt si mentor dhe të ofroni trajnim praktik në punë. Pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi praktike duke punuar drejtpërdrejt në punishten tuaj në detyra reale.

Mbështetje përmes veglave, materialeve dhe pajisjeve:
Artizanëve pjesëmarrës në program mund t’u ofrohen materiale bazë, vegla dhe pajisje të nevojshme për zhvillimin e trajnimit praktik dhe përmirësimin e biznesit të tyre.

Mbështetje për nisjen e biznesit tuaj:
Individët e interesuar për të regjistruar biznesin e tyre zejtar në fushën e ndërtimit të varkave të aksesueshme do të përfitojnë mbështetje këshilluese dhe mentorim, ndihmë në promovim, si dhe qasje te klientë dhe partnerë potencialë.

Çfarë ofron projekti për mentorët dhe artizanët?

  • Mundësi rrjetëzimi me artizanë dhe aktorë të turizmit në fushën e turizmit të aksesueshëm
  • Mbështetje në trajnimin e të tjerëve (të papunë, të rinj, PAK (persona me aftësi të kufizuara) dhe grupe të cenueshme)
  • Mundësi për t’u lidhur me individë që kërkojnë praktikë ose duan të mësojnë një zanat
  • Dukshmëri dhe promovim të punës suaj përmes aktiviteteve të projektit
  • Pjesëmarrje në zhvillimin e shërbimeve të reja turistike dhe potencial për zgjerim biznesi

Kush mund të aplikojë?

  • Sipërmarrës ose artizanë të regjistruar me punishte ose hapësirë funksionale pune
  • Artizanë me përvojë që dëshirojnë të regjistrojnë biznes dhe të nisin punën e pavarur
  • Individë të kualifikuar që kërkojnë të hyjnë në një sektor të ri – ndërtimi dhe përshtatja e varkave

Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit ftohen të shprehin interesin e tyre duke na kontaktuar në:
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Telefon: +355 69 755 6384

Thirrje publike per zejtare dhe artizane

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.