Në zemër të Kukësit, arti i dorës vazhdon të marrë frymë çdo ditë.
Mes zhurmës së leshit që përpunohet dhe gjilpërave që qendisnin kujtime, gratë artizane mbajnë gjallë një trashëgimi të çmuar që vjen nga duart dhe zemra.
Nga shajaku i punuar me përkushtim, deri te çdo detaj i vogël, çdo punim rrëfen historinë e brezave.
Sot, këto zonja që me vite kanë fituar titujt ndihmës mjeshtre dhe mjeshtre, e ndajnë këtë pasuri me dashuri dhe dëshirë që zanati të jetojë tek të rinjtë — sepse tradita jonë ka vlerë, dhe duart që krijojnë nuk harrohen kurrë. #CFLI, #CanadainAlbania
