Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, falë bashkëpunimit të gjatë me Dhomën e Zejeve Koblenz – Gjermani, ofron për anëtarët e saj tre shërbime të reja që synojnë të përmirësojnë profesionalizmin dhe suksesin në punë:
-
Pedagogjia në vendin e punës – Trajnime dhe mentorim direkt në ambientin tuaj të punës.
-
Digjitalizimi në zejtari – Mbështetje për përdorimin e mjeteve digjitale dhe optimizimin e proceseve të punës.
-
Konsulenca ligjore – Udhëzime dhe këshilla mbi çështjet ligjore që lidhen me veprimtarinë tuaj profesionale.
Përfitoni mundësinë për të shfrytëzuar këto shërbime të vlefshme për zhvillimin tuaj profesional.
📞 Për më shumë informacion, kontaktoni: +355 69 755 6384
Klikoni videon më poshtë për t'u informuar mbi shërbimet e reja:
