Projekte

Vizitë në Punishten e artizanes Hate Ora

Në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi ekonomik i Artizanëve dhe Artizaneve në Shqipëri përmes certifikimit dhe trajnimit profesional” përfaqësues të Ambasadës Kanadeze, Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Odës së Prizrenit dhe organizatës SDI zhvilluan një vizitë në punishten e znj. Hate Ora, në qytetin e Kukësit.

Znj. Hate Ora është një artizane e njohur, e cila i ka kushtuar karrierën e saj punimit tradicional të sixhadeve. Ky zanat i çmuar, i trashëguar ndër katër breza, sot vazhdon të mbahet gjallë edhe falë përkushtimit të vajzës dhe mbesave të saj.

Tradita e artizanatit në Kukës përbën një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore lokale, e cila po ruhet dhe transmetohet me vështirësi, por me shumë përkushtim nga gratë dhe vajzat e zonës. Mbështetja e tyre përmes programeve të certifikimit dhe trajnimit kontribuon në fuqizimin ekonomik dhe profesional të komunitetit artizanal.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin tonë të përbashkët për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të artizanëve në Shqipëri.

#CFLI #CanadainAlbania

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.