Projekte

Ceremoni zyrtare në Kukës në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Kanadeze

Në qytetin e Kukësit u zhvillua një ceremoni zyrtare në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Kanadeze "Fuqizimi ekonomik i artizanëve dhe artizaneve përmes certifikimit dhe trajnimit profesional".
Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, z. Koli Sinjari, paraqiti një përmbledhje të ecurisë së projektit, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit në mbështetje të artizanëve dhe zhvillimit të sektorit të zejtarisë.

Në aktivitet morën fjalën edhe përfaqësues të Ambasadës Kanadeze, kryetari i Odes së Prizrenit, si dhe artizanet pjesëmarrëse, të cilat ndanë sfidat dhe përvojat e tyre, njëkohësisht duke shprehur vlerësimin për mbështetjen dhe mundësitë e krijuara përmes projektit.

Kjo ngjarje përbën një moment të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përmes zejtarisë tradicionale dhe formalizimin e këtij sektori.

#CFLI #CanadaInAlbania

 

 

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.