Me duar të arta dhe pasion të palodhur për traditën, artizanet e Kukësit janë vlerësuar me titujt “Mjeshtër” dhe “Ndihmës-Mjeshtër”, një certifikim që nderon jo vetëm punën e tyre individuale, por edhe trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare.
Të rritura në familje ku mjeshtëria tradicionale është pjesë e identitetit, këto zonja kanë ditur të ruajnë dhe të përcjellin teknikat e vjetra të punimit, duke i dhënë jetë çdo detaji me kujdes, kreativitet dhe përkushtim. Ato mbeten një shembull i gjallë i rolit madhor që arti popullor ka në zhvillimin kulturor dhe shoqëror të vendit.
Çdo punim i tyre mban brenda historinë, shpirtin dhe finesën e punës artizanale, duke e bërë këtë certifikim një dëshmi të rëndësishme për ruajtjen e identitetit tonë kulturor. #CFLI #CanadaInAlbania
