Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, me mbështetjen e fondeve te Qeverisë Kanadeze për Nisma Vendore në Shqipëri përmes fondeve të CFLI (Canada Fund for Local Initiatives), vazhdon ciklin e workshopeve dhe seminareve me fokus zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të zejtarëve dhe bizneseve të vogla.
Në kuadër te projektit u zhvillua një aktivitet në Elbasan ne sajë te bashkëpunimit me Joscelyn Foundation dhe Tradita ime Artizanale.
Gjatë takimit u zhvilluan diskutime të hapura dhe informuese me pjesëmarrësit, ku u theksua rëndësia e profesioneve zejtare në fuqizimin ekonomik të grave dhe të rinjve. U ndanë informacione mbi mundësitë e trajnimit, certifikimit profesional dhe rolin e zanateve në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe të qëndrueshme. #CFLI #CanadainAlbania
