Më 27 janar 2026, në qytetin e Peshkopisë, u zhvillua Ceremonia e Certifikimit të Zejtarëve dhe Zejtareve, një ngjarje e rëndësishme për mbështetjen dhe promovimin e zejtarisë tradicionale shqiptare.
Gjatë ceremonisë u akorduan 6 tituj “Mjeshtër” dhe 3 tituj “Ndihmësmjeshtër”, duke vlerësuar kontributin e mjeshtërve lokalë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Zejtarët lokalë të Bashkisë Dibër, Bashkinë Dibër dhe Dhomën Kombëtare të Zejtarisë të Shqipërisë, me mbështetjen e Qeverisë së Kanadasë përmes programit CFLI (Canada Fund for Local Initiatives).
Urime të gjithë mjeshtërve të sapo-certifikuar për kontributin e tyre në ruajtjen e traditës sonë kombëtare.


