Më 22 prill 2024, DHKZ organizoi një seminar me titull “e-Albania”, i fokusuar në regjistrimin online të bizneseve për qëllime tatimore, regjistrimin e bizneseve në tatimet lokale, pagesën online të detyrimeve dhe shembuj praktikë.
Seminari përfshiu edhe punë praktike, e ndjekur nga një sesion pyetjesh dhe diskutimesh, me qëllim ofrimin e një kuptimi më të thelluar për pjesëmarrësit mbi mjetet digjitale të disponueshme për menaxhimin e taksave dhe detyrimeve të biznesit në Shqipëri.

