Provimi për Titullin Mjeshtër: Pedagogjia në Vendin e Punës

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve të Koblenzit, organizoi eventin e provimit për një nga katër shtyllat e Titullit Mjeshtër: “Pedagogjia në Vendin e Punës”.

Ky event shënoi përmbylljen e suksesshme të disa muajve trajnimesh të zhvilluara nga ekspertët e Dhomës së Zejeve të Koblenzit, në bashkëpunim me ekspertë lokalë.

Provimi u zhvillua në kuadër të Projektit të Partneritetit ndërmjet Dhomave dhe Shoqatave për Shqipërinë dhe Kosovën, me synimin për të promovuar standardet më të larta gjermane në sektorin e zejeve, bizneset lokale dhe partnerët në të dy vendet.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.