Java e Kulturës Gjermane

Më 3 tetor 2026, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë (DHKZ), në bashkëpunim me partnerët gjermanë, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane në Tiranë, duke mbështetur promovimin e zejtarisë shqiptare dhe krijimin e mundësive për shkëmbim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Panairi krijoi mundësinë për t'u njohur me zejtarë tekstili nga e gjithë Shqipëria, për të zbuluar punën e tyre dhe për të shkëmbyer përvoja mbi teknikat tradicionale të përpunimit të tekstilit. Aktiviteti promovoi pasurinë e trashëgimisë artizanale shqiptare dhe rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të aftësive tradicionale.

Pjesëmarrja u zhvillua në kuadër të Projektit të Partneritetit ndërmjet Dhomave dhe Shoqatave, në bashkëpunim me Dhomën e Zejtarëve të Koblenzit (HWK Koblenz) dhe Odën e Prizrenit, Kosovë.

Përmes këtij aktiviteti, DHKZ vijon të mbështesë promovimin e zejtarëve shqiptarë, forcimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim, shkëmbim njohurish dhe zhvillimin e sektorit të zejtarisë në Shqipëri.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.