Në kuadër të Projektit të Partneritetit ndërmjet Dhomave dhe Shoqatave Shqipëri–Kosovë, i realizuar bashkërisht nga Dhoma e Zejeve Koblenz (Gjermani), Dhoma Kombëtare e Zejtarisë Shqipëri (DHKZ) dhe Oda e Prizrenit, kemi krijuar tre shërbime inovative që synojnë të fuqizojnë dhe zhvillojnë profesionistët e zejtarisë:
1. Pedagogjia në vendin e punës
Ky program trajnimi i vazhdueshëm synon të përgatisë mjeshtrat për të transmetuar njohuritë dhe aftësitë e tyre te brezat e rinj.
2. Digjitalizimi në zejtari
Ky program ofron mundësi për z hvillimin e aftësive digjitale, duke përfshirë marketingun digjital, shitjet online dhe printimin 3D.
3. Konsulenca Ligjore
Ofrohet mbështetje ligjore dhe administrative për bizneset e zejtarisë, duke përfshirë regjistrimin, kontratat, deklarimet tatimore dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
