Projekte

Digjitalizimi ne zejtari

Më 1 dhe 2 Shtator, në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, do të zhvillohet një aktivitet i dedikuar prodhimit shtesues (3D printing) dhe ndikimit të tij në zejtarinë moderne.

Gjatë dy ditëve do të trajtohen tema si:

  • Mundësitë që sjell prodhimi shtesues

  • Procesi i printimit dhe materialet

  • Zbatime praktike dhe përvoja nga industria

  • Dizajni i përshtatur për nevojat e tregut

  • Diskutime të hapura dhe shkëmbim idesh

Ky është një moment i rëndësishëm për zejtarët, profesionistët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të njihen nga afër me potencialin e teknologjive dixhitale në artin dhe industrinë e prodhimit.

Vendi: Dhoma Kombëtare e Zejtarisë
Data: 01 – 02 Shtator 2025

Mos e humbisni këtë mundësi për të mësuar, eksploruar dhe lidhur kontakte të reja në botën e zejtarise moderne.

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.