Projekte

Aktiviteti Përmbyllës i Projektit për Fuqizimin e Zejtarëve

U zhvillua me sukses aktiviteti përmbyllës në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Zejtarëve Përmes Certifikimit dhe Trajnimit Profesional”, i zbatuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë dhe i mbështetur nga Qeveria Kanadeze përmes Nismës Vendore (CFLI).

Aktiviteti shërbeu si një hapësirë diskutimi mbi rëndësinë e sektorit të zejtarisë në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Përmes një paneli diskutimi dhe një formati interaktiv, pjesëmarrësit shkëmbyen eksperienca, ide dhe perspektiva mbi sfidat dhe mundësitë për forcimin dhe formalizimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Takimi mblodhi përfaqësues ndërkombëtarë, partnerë dhe zejtarë nga rajone të ndryshme të vendit, duke krijuar një platformë të vlefshme bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për të ardhmen e zejtarisë në Shqipëri.

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.