Projekte

Ceremonia e Certifikimit të Mjeshtrave dhe Ndihmësmjeshtrave

Pjesa e dytë e aktivitetit përmbyllës të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Zejtarëve Përmes Certifikimit dhe Trajnimit Profesional solli një moment të veçantë,

ku u njohën dhe u certifikuan mjeshtrat dhe ndihmësmjeshtrat që po ruajnë dhe zhvillojnë traditat e artizanatit shqiptar.

Këta talentë të jashtëzakonshëm përfshinë:

  • Hëna Gega – qendistare, mjeshtre e detajeve

  • Lorena Bejko – artizane e pasionuar në punimet tradicionale

  • Viktor Nurçe – mjeshtër në përpunimin e drurit

  • Aishe Kurti – qilimpunuese në tezgjah tradicional, ruajtëse e artit të vjetër

  • Silvana Hide – qendistari dhe krijuese e kostumeve popullore, frymëzim për trashëgiminë kulturore

  • Ervin Gjoni – mjeshtër i liuterisë dhe ndërtimit të veglave muzikore

Ky moment festoi përkushtimin, talentin dhe kreativitetin e tyre, duke treguar se artizanati nuk është vetëm një zanat,

por një pasuri e gjallë kulturore dhe një rrugë për zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja.

 

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.