Turizëm me varka të aksesueshme – një hap drejt turizmit gjithëpërfshirës!

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën e Punëdhënësve të Malit të Zi, prezanton rezultatet përfundimtare të projektit “Accessible Boat Tourism”, një nismë që synon zhvillimin e turizmit të aksesueshëm dhe krijimin e mundësive për të gjithë.
📍 Në Vau i Dejës, projekti ka kontribuar në përmirësimin e aksesueshmërisë së varkave dhe infrastrukturës përkatëse, si dhe në zhvillimin e aftësive profesionale të zejtarëve vendas për ndërtimin dhe përshtatjen e tyre.
Ky projekt dëshmon se bashkëpunimi ndërkufitar, aftësitë profesionale dhe inovacioni mund të krijojnë zgjidhje konkrete për një turizëm më të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe pa barriera.
📅 30 tetor 2026
📍 Vau i Dejës, Shqipëri
🤝 Së bashku për më shumë akses, mundësi dhe zhvillim!
 
 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.