Më 30 tetor 2026, në Vau i Dejës, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Accessible Boat Tourism”, gjatë të cilit u prezantuan rezultatet konkrete dhe arritjet e projektit të realizuara në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet partnerëve shqiptarë dhe malazezë. Për Shqipërinë, ndërhyrjet e realizuara përfshinë ndërtimin e rampës së aksesit, përshtatjen e infrastrukturës lidhëse me varkat, modifikimin e varkave për personat me aftësi të kufizuara, si dhe vendosjen e sinjalistikës informuese. Këto ndërhyrje synojnë të përmirësojnë aksesueshmërinë dhe të krijojnë mundësi më të barabarta për personat me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit gjithëpërfshirës në zonën e Vaut të Dejës. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për Bashkimin Evropian për financimin e projektit, si dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Sekretariatit Teknik të Përbashkët gjatë zbatimit të tij. Projekti shënon një hap konkret drejt promovimit të turizmit të aksesueshëm dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Mali i Zi. #me4eu #IPA #EUfondovi_CG #CBC #AccessibleBoatTourism




